Kasami i përgjigjet Fetait: VLEN është organizatë gjithëpërfshirëse, askënd nuk mund ta mbajmë me forcë - Gazeta Express
string(101) "kasami-i-pergjigjet-fetait-vlen-eshte-organizate-gjitheperfshirese-askend-nuk-mund-ta-mbajme-me-force"

Maqedoni

Gazeta Express

11/03/2026 15:07

Kasami i përgjigjet Fetait: VLEN është organizatë gjithëpërfshirëse, askënd nuk mund ta mbajmë me forcë

Maqedoni

Gazeta Express

11/03/2026 15:07

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar se VLEN-i mbetet një organizatë e hapur dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë faktorët politikë që duan të kontribuojnë në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, shkruan Gazeta Express.

Duke komentuar deklaratën e Arben Fetait për një largim të mundshëm nga VLEN-i, Kasami tha se ideja e krijimit të këtij subjekti ka qenë pikërisht bashkimi i sa më shumë faktorëve politikë dhe shoqërorë.

Ai theksoi se, megjithatë, askush nuk mund të mbahet me forcë brenda një organizate politike dhe se secili është i lirë të vendosë për hapat e tij të mëtejshëm.

“Ne e kemi thënë dhe po e potencojmë që VLEN-i është një organizatë gjithëpërfshirëse. Ideja e themelimit të VLEN-it ka qenë gjithëpërfshirja e sa më shumë subjekteve apo faktorëve politikë në skenën politike. Por nuk mund askënd ta mbajmë me forcë brenda kësaj organizate. Ne do të kishim dashur, e kemi potencuar edhe z. Fetai, por edhe të tjerë të jenë edhe më tutje pjesë e VLEN-it, sepse e vlerësojmë kontributin e tyre, por secili është autonom të vendosë në hapat e tij dhe në veprimet e tij të mëtejshme”, deklaroi Kasami.

Sipas tij, VLEN-i do të vazhdojë të funksionojë si një platformë politike që synon bashkëpunimin dhe përfshirjen e sa më shumë faktorëve politikë në vend.

Advertisement
Advertisement
Advertisement