Kasami fton qytetarët të votojnë: Pushteti lokal është më i afërti ndaj kërkesave të juaja - Gazeta Express
string(89) "kasami-fton-qytetaret-te-votojne-pushteti-lokal-eshte-me-i-aferti-ndaj-kerkesave-te-juaja"

Maqedoni

Gazeta Express

02/11/2025 14:40

Kasami fton qytetarët të votojnë: Pushteti lokal është më i afërti ndaj kërkesave të juaja

Maqedoni

Gazeta Express

02/11/2025 14:40

Kryetari aktual i Tetovës, Bilall Kasami pasi hodhi votën, për media tha se e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës, këtë ditë nëntori, siç e quajti ai të “bukur”.

Ndërkohë, ai bëri thirrje që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që ta shfrytëzojnë të drejtën për të votuar, pasi sipas tij pushteti lokal është pushteti më i afërt ndaj kërkesave të tyre.

“Në këtë ditë të bukur të dy nëntorit shfrytëzova të drejtën time qytetare për të votuar për udhëheqësin e ardhshëm të Tetovës. Njëherit bëj ftesë që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë demokratike”, tha Kasami, transmeton Klankosova.tv

Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë e Veriut sot po votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.