Kasami: Borxhi i komunës së Tetovës mbi 24 milionë euro, qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

30/11/2021 17:19

Kasami: Borxhi i komunës së Tetovës mbi 24 milionë euro, qytetarët duhet ta dijnë të vërtetën

Ballina

Gazeta Express

30/11/2021 17:19

Transparenca dhe llogaridhënia janë prioritetet tona. Gjatë mandatit tonë 4 vjeçar do të raportojmë në vazhdimësi para qytetarëve”, ka theksuar kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas tij, qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën, qytetarët duhet të dijnë se ku shkojnë paratë e tyre, qytetarët meritojnë te dinë se çfarë ndodh në Komunën e Tetovës.

Lexo Edhe:

“Të dhënat nuk janë aspak të mira, janë tepër shqetësuese. Dua të njoftoj qytetarët e Tetovës dhe opinionin e gjërë se borxhi i Komunës së Tetovës kap vlerën totale prej 24,018,222 euro. Borxhi do të qëndroj në sheshin Iliria, ndërsa për borxhin e detajuar i njëjti do të publikohet në webfaqen e komunës”, theksoi Kasami.