Kasami: Bashkimi me Lëvizjen Arbëria është garanci për fitore në zgjedhjet e 19 tetorit - Gazeta Express
string(86) "kasami-bashkimi-me-levizjen-arberia-eshte-garanci-per-fitore-ne-zgjedhjet-e-19-tetorit"

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 14:34

Kasami: Bashkimi me Lëvizjen Arbëria është garanci për fitore në zgjedhjet e 19 tetorit

Maqedoni

Gazeta Express

09/09/2025 14:34

Kreu i Lëvizjes Besa njëherazi edhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Tetovës, Bilall Kasami e vlerësoi si garanci për fitore bashkimin me Lëvizjen Arbëria.

Kasami tha se vetëm të unifikuar politikanët shqiptarët mund të sjellin ndryshimin që shqiptarët e presin si dhe zhvillimin e komunave, përcjell Gazeta Express.

“Lëvizja Arbëria i bashkohet VLEN-it në rrugëtimin për të sjellë ndryshimin. Sot së bashku me Bekim Fazliun, Merale Feratin, Orhan Ibrahimin dhe Gazmend Alijin nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim në zgjedhjet lokale.

Kjo marrëveshje është hap i rëndësishëm në drejtim të forcimit të unitetit politik shqiptar dhe garanci për fitore në zgjedhjet lokale. Jam i bindur se vetëm të bashkuar mund të sjellim ndryshimin që presin qytetarët, zhvillimin e komunave dhe qeverisje që punon për njerëzit.

Më 19 tetor, të gjithë së bashku do të tregojmë se ndryshimi jo vetëm që është i mundur, por edhe i pandalshëm” shkruan Bilall Kasami në Facebook.

Në vijim keni postimin e plotë të tijë:

https://www.facebook.com/share/p/16GTBLHzBh/