KAS rrëzon kërkesën e “Shqipëria Bëhet”, i jep mandatin Ana Dajkos në Tiranë - Gazeta Express
string(73) "kas-rrezon-kerkesen-e-shqiperia-behet-i-jep-mandatin-ana-dajkos-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 14:40

KAS rrëzon kërkesën e “Shqipëria Bëhet”, i jep mandatin Ana Dajkos në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 14:40

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur t’i japë mandatin e deputetit në qarkun Tiranë Ana Dajkos, duke rrëzuar ankimimin e koalicionit “Shqipëria Bëhet”, që kundërshtonte vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ia dhënë mandatin Kleana Xhuvelit, vajzës së tezes së Adriatik Lapajt.

Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë, relator i çështjes ishte Elvis Çefa, ndërsa anëtari i KAS Ilir Rusmajli ngriti pikëpyetje mbi moralitetin e dorëheqjeve pas procesit të votimit.

“Fakti që ata kanë zgjedhur të gjithë në një mendje të japin dorëheqjen në 11 maj, nuk është një lloj pabesie ndaj elektoratit në vlerësimin tuaj?”, pyeti Rusmajli, duke shtuar: “Njerëzit e kanë votuar këtë listë kandidatësh. Dhe dorëheqja në 11 maj nuk ka ndodhur para se të fillonte votimi, nuk ka ndodhur me një deklaratë publike të subjektit, ‘mos na votoni se ne nuk duam të na votoni’. Ka ndodhur pasi procesi kishte nisur dhe zgjedhësit nuk e kishin mundësinë ta bënin këtë dallim”.

Përfaqësuesi i “Shqipëria Bëhet” iu përgjigj: “Kjo është përgjegjësia e subjektit, nuk është pyetje ligjore”.

Kur Rusmajli e pyeti: “Avokati i kujt jeni?”, ai sqaroi: “Jam përfaqësues i ‘Shqipëria Bëhet’. Nuk është pabesi dhe nuk ka pse të jetë. Gjithsecili nga ata kandidatë që ka vendosur të tërhiqet nga gara, është vullneti i tij personal dhe nuk ka asnjë lidhje me pabesinë tonë”.

KQZ kishte vendosur më herët që mandatin ta merrte Kleana Xhuveli, e cila ishte renditur e katërta në listën e koalicionit dhe kishte revokuar dorëheqjen e dhënë më parë. Por KAS rrëzoi këtë vendim dhe konfirmoi mandatin për Ana Dajkon.