KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e katër qarqeve - Gazeta Express
string(81) "kas-i-kerkon-kqz-se-qe-te-nise-hetim-administrativ-per-numeruesit-e-kater-qarqeve"

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 13:20

KAS i kërkon KQZ-së që të nisë hetim administrativ për numëruesit e katër qarqeve

Shqiperi

Gazeta Express

31/07/2025 13:20

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve nuk ka mundur të gjejë një qëndrim të përbashkët mes anëtarëve për të dërguar në prokurori numëruesit e votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Fierit, ku gjatë procesit të rinumërimit u konstatuan mospërputhje të theksuara votash.

Për këtë arsye, KAS i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të cilit i kërkon që të nisë një hetim administrativ. Ky hetim, sipas tyre, nuk duhet të nisë vetëm për qarkun e Fierit, por edhe për qarqet e tjera ku pati rinumërim, si Tirana, Durrësi dhe Elbasani.

Në shkresën drejtuar Celibashit, KAS kërkon që KQZ të identifikojë numëruesit dhe më pas të nisë një hetim të thelluar për të zbuluar përgjegjësit e secilit numërues.

Nëpërmjet këtij qëndrimi, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ia lë në dorë Celibashit të ndajë nëse kemi të bëjmë me krime zgjedhore, apo gabime njerëzore. “Ky hetim administrativ ka rëndësi për të identifikuar dhe për të dalluar rastet kur formojnë kundërvajtje administrative, rastet me dyshime të arsyeshme për kryerjen e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, nga rastet që nuk formojnë shkak për procedim”, shprehen anëtarët e KAS.

Nga procesi i rinumërimit në katër qarqe, në të vetmin qark që pati ndryshime në shpërndarjen e mandatit brenda listës ishte Fieri. Në këtë qark, Zegjine Caushi nga lista e PS e humbi mandatin e saj, duke i kaluar Maldrita Bardhos.