Karrikoni telefonin tuaj nëpër lokale? Arsyeja pse nuk duhet ta bëni më
AutoTech
Gazeta Express
07/06/2023 1:08
Ju e keni kuptuar që zhvillimi i
teknologjisë po ndikon gjithnjë e më shumë në jetën tuaj. Rrjetet sociale dhe
nevoja për t’u përditësuar në çdo moment na ka kthyer thuajse të varur nga
pajisjet elektronike, mbi të gjitha telefoni.
Momenti kur mbetemi pa bateri është një moment
shumë kritik dhe përpiqemi të gjejmë medoemos një zgjidhje, si për shembull ta
karikojmë në lokale ku pimë kafe apo në restorantet.
Në të vërtetë jemi duke bërë një gabim shumë
të madh. Në një deklaratë për CNN, Drew Paik, themelues i firmës Authentic 8 u
shpreh se hakerat arrijnë të kenë akses lehtësisht në prizat e karikimit dhe
“wi-fi” me anë të një teknike të quajtur “Juice Jacking”.
USB-ja që lidh telefonin me karikuesin është e
projektuar për të transmetuar të dhëna personale. Kjo do të thotë se fotot
tuaja, mesazhet, e-mailet dhe çdo gjë tjetër mund të përdoret nga dikush
tjetër. E vetmja gjë që mund të bëni në raste kur telefoni juaj mbetet pa
karikim është ta karikoni atë në shtëpi, zyrë apo në një vend tjetër më të
sigurt.