Mohamed Salah ka konfirmuar se do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një periudhe nëntëvjeçare plot trofe në “Anfield”.
Ja një përmbledhje “me shifra” e kohës së tij te Liverpooli:
4 – Numri i “Këpucave të Arta” që Salahu ka fituar si golashënuesi më i mirë në Premierligë, duke barazuar rekordin me legjendën e Arsenalin, Thierry Henry. Ai i fitoi në sezonet 2017-18, 2018-19, 2021-22 dhe 2024-25.
8 – Numri i trofeve kryesore të fituara: dy tituj të Premierligës, një Ligë e Kampionëve, një FA Cup, dy Kupa të Ligës EFL, një Kupë e Botës për Klube dhe një Superkupë të UEFA-s.
42 milionë euro – Shuma që Liverpooli pagoi për ta transferuar nga Roma në vitin 2017.
255 – Numri i golave të shënuar nga Salahu për Liverpoolin, duke e renditur të tretin në historinë e klubit pas Ian Rush (346) dhe Roger Hunt (285).
435 – Numri i ndeshjeve të zhvilluara nga Salahu me fanellën e Liverpoolit në të gjitha garat./GazetaExpress/