Karl Nehammer emërohet kancelar i ri i Austrisë - Gazeta Express
string(47) "karl-nehammer-emerohet-kancelar-i-ri-i-austrise"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 12:55

Karl Nehammer emërohet kancelar i ri i Austrisë

Lajme

Gazeta Express

03/12/2021 12:55

Partia në pushtet në Austri të premten e emëroi kryetar partie e kancelar ministrin e Punëve të Brendshme, Karl Nehammer, pas dorëheqjes së papritur të ish-kancelarit Kurz nga kreu i partisë.

“Dëshiroj të njoftoj se sot jam emëruar në mënyrë të njëzëshme nga udhëheqësia e Partisë Popullore si kryetar partie dhe njëkohësisht kandidat për kancelar”, tha Nehammer para gazetarëve.

Takimi i partisë në pushtet u zhvillua vetëm një ditë pasi Kurz, i përfshirë në një skandal korrupsioni, tha se po jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë, shkruan France24, përcjell Gazeta Express.

Alexander Schallenberg, i cili e mori detyrën e kancelarit në tetor, tha të enjten se është i gatshëm të japë dorëheqje, sepse “posti i kancelarit dhe i kryetarit të partisë duhet të merren shpejt nga i njëjti person”.

Tani i përket presidentit të Austrisë që ta pranojë nominimin e Nehammer-it dhe ky i fundit të betohet, por kjo procedurë është kryesisht formalitet.