Ylli francez Karim Benzema ka filluar me këmbën e mbarë aventurën e tij duke shënuar golin e parë që në ndeshjen e tij debutuese për Al-Hilal.
Sulmuesi, i transferuar pas largimit nga Al-Ittihad, tregoi menjëherë klasën e tij dhe aftësinë për të ndryshuar ritmin e lojës, duke dhënë sinjal të fortë për pritshmëritë e larta të klubit dhe tifozëve.
Goli i Benzema u prit me entuziazëm nga stadiumi dhe shënoi një start të shkëlqyer për futbollistin francez, duke i dhënë një mesazh të qartë konkurrencës së tij dhe rivalëve të klubit.
Al-Hilal synon të përfitojë maksimalisht nga përvoja dhe klasa e Benzema-s për të ngritur skuadrën në luftën për titullin dhe trofetë kryesorë këtë sezon. /GazetaExpress
🚨⚽️ Benzema's first goal with Al Hilal !
— Goals Xtra (@GoalsXtra) February 5, 2026
🇸🇦 Al-Okhdood 0-1 Al-Hilalpic.twitter.com/WSX7RkceSl