“Karantina do të ishte më argëtuese sikur të kisha të dashur”, tenistja pranon takim dashurie me tifozin - Gazeta Express
string(101) "karantina-do-te-ishte-me-argetuese-sikur-te-kisha-te-dashur-tenistja-pranon-takim-dashurie-me-tifozin"

“Karantina do të ishte më argëtuese sikur të kisha të dashur”, tenistja pranon takim dashurie me tifozin

Gazeta Express

12/04/2020 9:43

Tenistja Eugenie Bouchard ia ka përmirësuar dukshëm vetizolimin një tifozi më fat, duke u pajtuar që të dalë në një takim dashurie me të.

Muajin e kaluar, ish-numri 5 i botës nga Kanadaja ishte ankuar për mërzi në karantinë, saqë e kishte pranuar se mbyllja brenda në shtëpi do të kishte qenë shumë më argëtuese për të sikur të kishte të dashur, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pak pasi e kishte shkruar këtë në Twitter, Bouchard  u vërshua me kërkesa të panumërta për takim dashurie.

Por gjatë një lidhje të drejtpërdrejt në Instagram me komentatoren e sportit Allie LaForce, 26-vjeçarja e gjeti çiftin e vet në emër të bamirësisë.

Një shikues, i quajtur Bob, bëri komente të shumta duke e zbuluar “dashurinë” që e ndien për kanadezen.

LaForce vendosi ta ftojë këtë tifoz në lidhje direkte.

Bob i ofroi 400 funte për bamirësie për t’u takuar me Genien, e cila gjatë bisedës e pranoi se po ndihej shumë e vetmuar.

Por LaForce i kërkoi atij ta ngrejë ofertën, duke ia kërkuar 2.410 funte të nevojshme për ta ushqyer stafin e një spitali në emër të yllit të tenisit.

Kur Bob u zotua se do ta bënte këtë donacion, Genie u pajtua të takohet me të.

“Pajtohem, po, natyrisht. Dua të jem pjesë e kësaj”, tha Genie.

E gjitha që ajo kërkoi ishte që Bob ta sillte me vete një letër tualeti. /Gazeta Express/