Karanezi vazhdon me Bashkimin - Gazeta Express
string(29) "karanezi-vazhdon-me-bashkimin"

Karanezi vazhdon me Bashkimin

Gazeta Express

29/09/2020 15:42

Bashkimi ka nisur t’i “blindojë” basketbollistët që i ka në ekip, ndërkohë që po planifikon të bëjë edhe përforcime, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Prizrenasit kanë njoftuar sot se njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Ujkan Karanezi, do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat portokall e zi edhe në sezonin 2020/2021.

Ai i ka qëndruar besnik klubit të vendlindjes duke nënshkruar kontratë të re.

Në stinorin që e lamë pas, Ujkani ka pasur mesatare prej 9.6 pikësh dhe 6.6 kërcimesh për ndeshje.

Sezoni i ri i Superligës së basketbollit do të fillojë në fund të muajit tetor. /Gazeta Express/