Karabaku Malor – Forcat azerbajxhanase neutralizojnë 2.300 trupa armene - Gazeta Express
string(69) "karabaku-malor-forcat-azerbajxhanase-neutralizojne-2-300-trupa-armene"

Gazeta Express

30/09/2020 19:57

Karabaku Malor – Forcat azerbajxhanase neutralizojnë 2.300 trupa armene

Gazeta Express

30/09/2020 19:57

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi të mërkurën herët se luftimet e ashpra kanë vijuar përgjatë tërë natës.

“Në datat 27-30 shtator kanë vdekur dhe janë plagosur 2.300 ushtarë të Armenisë, si dhe janë shkatërruar rreth 130 tanke e mjete të blinduara, mbi 200 topa e sisteme raketash, gati 25 sisteme të mbrojtjes ajrore, 6 pozicione të komandës dhe vrojtimit, 5 depo municionesh, rreth 50 armë kundërtank dhe 55 automobila”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Lexo Edhe:

Pasi thekson se gjatë luftimeve të 29 shtatorit është neutralizuar edhe një sistem i mbrojtjes ajrore “S-300” i Armenisë në Shushekend, vendbanim në rajonin e pushtuar të Khojavendit, Ministra bën me dije se është parandaluar edhe sulmi i ndërmarrë të mërkurën herët nga forcat armene të grumbulluara në afërsi të Madaghizit për të rimarrë pozicionet e humbura.

Komunikata në fjalë theksoi gjithashtu se operacionet ushtarake vazhdojnë në të gjithë vijën e frontit.

Nga ana tjetër, bëhet e ditur se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit, përmes kundërsulmit që filluan më 27 shtator për të rimarrë territoret e pushtuara, i kanë rrethuar trupat armene në drejtimin Aghdara-Tartar pasi ushtria e Armenisë bëri qitje me artileri të rëndë mbi qytetin azerbajxhanas të Tartarit duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile e dhjetëra të plagosur në radhët e popullatës civile, sipas të dhënave paraprake./TRT