Kaq të izoluar në konvikte kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19 - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

02/04/2020 8:34

Kaq të izoluar në konvikte kanë dalë pozitiv në testin e COVID-19

Lajme

Gazeta Express

02/04/2020 8:34

Që nga data 13 mars në Kosovë u konfirmuan rastet e para me COVID-19. Ndër vendimet e marra nga Qeveria ishte edhe vendosja e qytetarëve të kthyer nga vendet e huaja në karantinë, masë kjo që shumë prej vendeve të huaja nuk e kanë aplikuar. Me rekomandim të mjekut të Mjekësisë Familjare në QS janë liruar për vetizolim 53 persona. Janë transferuar në QKUK 2 persona, prej të cilëve vetëm 1 ka rezultuar pozitiv për COVID-19 dhe ka vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive në Prishtinë. Në Karantinë janë edhe 438 persona

Këto të dhëna i dha zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Sipas tij, prej sot (e enjte) fillon testimi i personave të cilët kanë kaluar periudhën 14 ditësh në karantinë dhe fillon largimi i tyre nga karantina.

Deri të shtunën duhet të testohen 145 raste, ata do të lëshohen në shtëpi në vetizolim edhe 14 ditë tjera.

Lexojeni të plotë postimin e tij:

Karantina në pandeminë COVID19!

Njëra nga masat e veçanta në parandalimin e COVID19 ka qenë vendimi i Qeverisë  për vendosjen në Karantinë të qytetarëve të  kthyer nga vendet tjera, të cilēn masë shumica e vendeve në rajon nuk e kanë aplikuar.

Vendosja e qytetarëve në Karantinë në Qendrën e Studentëve-QS, ka filluar me datë 19.03.2020.

Deri më tani aty janë vendosur 493 persona.

Me rekomandim të mjekut të Mjekësisë Familjare në QS janë liruar për vetizolim 53 persona.

Janë transferuar në QKUK 2 persona, prej të cilëve 

vetëm 1  ka rezultuar pozitiv për COVID19 dhe ka vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Në Karantinë janë 438 persona

Prej nesër fillon testimi i personave  të cilët kanë kaluar periudhën 14 ditëshe në Karantinë dhe fillon largimi i tyre nga  karantina

Deri të shtunën duhet të testohen 145 raste, ata do të lëshohen në shtëpi në vetizolim edhe 14 ditë tjera.

E gjithë kjo punë ështe realizuar nga Qeveria e Kosovës e  udhëhequr nga MSH e  perkrahur nga shumë ministri të qeverisë!

Menaxhimi i gjithë këtyre njerëzve do të ishte i pamundur pa punën e palodhshme të stafit të Qendrës së Studentëve,Policisë së Kosovës, ekipeve mjekësore të Mjekësisë Familjare, ekipeve të palodhshne të IKSHPK, dhe një numri të madh të vullnetarëve

#rriNshpi#mbrojeveten#mbrojfamiljen#mbrojpopullin