Kaq para të ruajtura në banka kanë kryetarët e komunave të Kosovës, por kush është “kampioni”? - Gazeta Express
string(90) "kaq-para-te-ruajtura-ne-banka-kane-kryetaret-e-komunave-te-kosoves-por-kush-eshte-kampioni"

Gazeta Express

10/08/2020 7:08

Kaq para të ruajtura në banka kanë kryetarët e komunave të Kosovës, por kush është “kampioni”?

Gazeta Express

10/08/2020 7:08

Si edhe çdo vit tjetër, edhe sivjet zyrtarët e shtetit si të nivelit qendror edhe ata lokal kanë deklaruar pasuri të majme.

Shtëpi, banesa, vetura të shtrenjta, para të majme të mbajtura në banka, pronësi në biznese të ndryshme janë pasuritë e ministrave të rinj.

Lexo Edhe:

Por në këtë shkrim do të tregojmë se sa para të gatshme kanë të kursyera në bankë kryetarët e komunave?

Kampion është Srxhan Vuloviç, kryetar i Zubin Potokut i cili ka të ruajtura 172 mijë euro. Pas tij renditet kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri me 129 mijë euro kurse në vend të tretë është Bratislav Nikoliç kryetar i Shtërpcës i cili ka të deponuara në banka mbi 115 mijë euro, shkruan Reporteri.net

Shuma e parave të kursyera nga kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës:

Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit ka të ruajtura 129 mijë euro në emër të vet, 86 mijë në emër të prindit dhe mbi 11 mijë në emër të gruas.

Qëndron Kastrati, kryetar i Kamenicës, ka të ruajtura në emër të vet vetëm 13 euro e 49 centë, kurse mbi 2 mijë euro i ka të ruajtura prindi i tij.

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit në emër të tij ka deklaruar të ruajtura veç 150 euro.
Agim Aliu, kryetar i Ferizajt ka deklaruara para të kursyera 44 mijë e 166 euro, kurse 3 mijë e 661 euro në emër të gruas.

Burim Berisha, kryetar i Fushë Kosovës ka deklaruar para të kursyera në emër të fëmijëve 25 mijë euro.

Ardian Gjini, kryetar i Gjakovës ka deklaruar të kursyera 7 mijë euro

Srdjan Popoviç, kryetari Graçanicës ka të kursyera 32 mijë e 398 euro

Haki Rugova, kryetari i Istogut ka të ruajtura në bankë 47 mijë euro

Zenun Elezaj, kryetar i Klinës ka të deponuara në bankë 23 mijë e 612 euro

Zoran Todiç, kryetar i Leposaviçit ka të ruajtura në bankë 6 mijë e 713 euro

Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit i ka të kursyera 9 mijë e 800 euro

Abdulhadi Krasniq, kryetar i Mamushës ka deklaruar të kursyera 1 mijë e 500 euro

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës Jugore ka deklaruar 20 mijë euro të kursyera

Goran Rakiç që ka mbajtur detyrën e kryetarit të Mitrovicës Veriore derisa u zgjedh zv.kryeministër ka deklaruar 50 mijë euro të ruajtura

Xhafer Gashi kryetar i Obliqit ka deklaruar të ketë të ruajtura 967 euro

Shpend Ahmeti, kryetar i Prishtinës ka deklaruar 3 mijë e 200 euro të ruajtura

Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit ka deklaruar të ruajtura 1 mijë e 300 euro në emër të vet dhe 3 mijë e 600 euro në emër të gruas

Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit ka mbi 20 mijë euro të kursyera

Bratislav Nikoliç, kryetar i Shtërpcës ka deklaruar mbi 115 mijë euro para të kursyera në bankë

Naim Ismajli, kryetar i Shtimes ka deklaruar të kursyera 2 mijë e 676 euro

Bekim Jashari, kryetar i Skenderajt ka të kursyera në bankë mbi 76 mijë euro, kurse mbi 27 mijë euro në emër të gruas, shkruan Reporteri.net.

Sokol Haliti, kryetar i Vitisë ka të deponuara në bankë 32 mijë e 100 euro

Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë ka të kursyera në emër të vet 5.500 euro, kurse 4000 mijë në emër të gruas

Srxhan Vuloviç, kryetar i Zubin Potokut ka të ruajtura 172 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Rufki Suma kryetar i Hanit të Elezit i ka rreth 800 euro të kursyera

Kryetarët e komunave që nuk kanë deklaruar para të kursyera

Bashkim Ramosaj kryetar i Deçanit nuk ka deklaruar para të ruajtura

Shaban Shabani, kryetar i Dragashit nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Bali Muharremaj kryetar i Suharekës nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Dragan Petkoviç kryetar i Parteshit nuk ka deklaruar para të kursyera

Gazmend Muhaxheri kryetar i Pejës nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Vladica Aritonoviq, kryetar i Ranillugut nuk ka deklaruar para të ruajtura

Vuçina Jankoviç kryetare e Zveçanit nuk ka deklaruar të ketë para të kursyera

Agron Kuçi, kryetar i Junikut nuk ka deklaruar të ketë para në bankë

Bozhidar Dejanoviç, kryetar i Kllokotit nuk ka deklaruar para të ruajtura në bankë

Ragip Begaj, kryetar i Malishevës nuk ka deklaruar të ketë para të kursyera

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi nuk e ka deklaruar pasurinë.