Kapja e rusëve në Gramsh, eksperti zbulon prapaskenat: Nisin negociatat për t'i liruar ose eliminuar - Gazeta Express
string(97) "kapja-e-ruseve-ne-gramsh-eksperti-zbulon-prapaskenat-nisin-negociatat-per-ti-liruar-ose-eliminuar"

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2022 16:27

Kapja e rusëve në Gramsh, eksperti zbulon prapaskenat: Nisin negociatat për t’i liruar ose eliminuar

Shqiperi

Gazeta Express

22/08/2022 16:27

Eksperti i kirminalistikës Ervin Karamuço ka zbuluar fakte interesante lidhur me arrestimin e dy rusëve  Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasit Fiodor Mihailoviç në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Sipas tij kanë nisur negociatat për lirimin e 32-vjeçares Svetlana Timofoeva (Lana) e cila me sa duket është një “aset”.

Lexo Edhe:

Në shkrimin e tij Karamuço thekson se deri tani janë shkëmbyer me dhjetëra e-maile si dhe po planifikohen disa takime diplomatike. Ai nuk përjashton as mundësinë e eleminimit.

Postimi i plotë

Përmenda dje si metaforë dhimbjet e kokës së Kremlinit, por pak kush e kuptoi. Kur ata i konsiderojnë asete ndërhyjnë menjëherë për ti liruar. Dhe në fakt me gjasa ajo po ndodh. Me dhjetra emaile po shkëmbehen dhe disa takime diplomatike po planifikohen, me synimin për të liruar Lanën. Por me një shtet të NATOS do e kenë pothuajse të pamundur. Gjithsesi, Gledisi vajti dje urgjentisht në Elbasan dhe rriti masat e sigurisë në qytet, se ekziston edhe rreziku i ndonjë operacioni nga njësia 29155 e GRU për ti liruar me pahir ose për ti eleminuar. Disa prej tyre vërtiten lirisht në Mal të Zi dhe nuk e kanë të vështirë të penetrojnë në territorin tonë. Kanë tentuar ta bëjnë në 2 raste në Poloni dhe një rast në Lituani. Historia e Qerretit është një ngjarje nga e cila duhet të nxjerrim të gjithë mësime. Çdo opsion është i mundshëm. Nisur nga këto analiza, për arsye sigurie “Pakot” po mendohet të sillen në Tiranë, ku i presin për hetime të mëtejshme” ustallarët”. Megjithatë, një problem i madh që duhet zgjidhur në këtë vend janë mendjet e skeptikëve dhe gjumashëve të palexuar. Nëse thellohesh në qindra libra dhe informacione publike  ndriçohesh më shumë të kuptosh kërcënimet reale të sigurisë kombëtare. Thashethemet e kafeneve dhe sinmdroma kombëtare ” ti sdi gjë kur as unë nuk e di” po na dëmtojnë shumë.

Le të presim përfundimin e hetimeve. Deri atëherë të mundohemi të lexojmë sa më shumë për të kuptuar nga po na vjen e keqja më e madhe……

P.S ..Në pushim të leximit ngrini kokën nga qielli për të shplodhur sytë, sepse një B52 po ju përshëndet