Laurel Rapp, drejtoreshë e programit për SHBA-të dhe Amerikën Veriore në Chatham House, thotë se shpëtimi i anëtarit të munguar të ekuipazhit nga avioni i rrëzuar është “një mision kritik”.
Ajo shton se kapja e anëtarit amerikan të ekuipazhit do të ishte “një çmim i madh” për Iranin, duke u dhënë atyre “një kartë shumë të fuqishme për negociata”, raporton BBC.
Nëse ai/ajo do të kapet dhe publikohen imazhe të tij/saj, kjo mund të përkeqësojë perceptimin e publikut amerikan për një luftë që tashmë nuk është popullore, shton Rapp.
“Nëse ato imazhe do të dilnin, ato do të ndryshonin jashtëzakonisht shumë perceptimin amerikan.”
Nëse anëtari i shërbimit kapet, ekziston rreziku që de-eskalimi i konfliktit të duket sikur marrja e një pengu jep leverage, thotë Rapp. “Tani për tani, qëllimet e kësaj operacioni… mbeten të paqarta dhe po bëhen gjithnjë e më komplekse,” shton ajo.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...