string(86) "kapja-e-bosit-te-kokaines-eldi-dizdari-burri-i-ish-miss-shqiptar-dhe-lidhja-me-haklajt"

Gazeta Express

17/09/2020 11:39

Kapja e ‘bosit’ të kokainës Eldi Dizdari! Burri i ish- miss shqiptar dhe lidhja me Haklajt

Gazeta Express

17/09/2020 11:39

Një operacion anti-drogë i shtrirë nga Ekuadori në Holandë, Spanjë, Itali, Shqipëri e deri në Dubai ka rezultuar në goditjen e një karteli shqiptar të drogës, e madje dhe në arrestimin e njërit prej krerëve të saj, Eldi Dizdarin.

Ky i fundit është një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi emri i tij u lakua në masakrën e ish bllokut në vitin 2018, ku me armë u përplas grupi i Ervis Martinajt dhe Ervin Matës. Përplasja erdhi për pazaret e drogës dhe që nga ajo kohë Dizdari ishte shpallur në kërkim.

Por kush është historia dhe origjina e Eldi Dizdarit

Dizdari është nga Tropoja. Në vitin 1998 babai i tij Naim Dizdari dhe daja i tij u vranë në pritë nga fisi i  Haklajve. Pak kohë më vonë u vra po nga Haklajt dhe xhaxhai i tij Qazim Dizdari.

Që nga ajo kohë Dizdari emigroi nga Shqipëria dhe ende nuk dihet sesi ai u kthye në Shqipëri si një person që kishte lidhje me kartelet latine të kokainës.

Dizdari është gjithashtu dhe familjar me Arbër Çekajn, i arrestuar dhe i dënuar tashmë për një sasi prej 613 kilogramësh kokainë, të kapura në Maminas vitin e kaluar.