Kapiteni Ismail Hoxha është i pari nga Kosova që shërben si instruktor në Akademinë Mbretërore Ushtarake.
Shërben si instruktor në njërën nga akademitë ushtarake më prestigjioze në botë.
Është ky Ismail Hoxha, kapiten nga Forca e Sigurisë së Kosovë që është ndër të rrallët ushtarak ndërkombëtar që po kryen misionin e trajnimit në Akademinë Ushtarake SundHurst në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai thotë se kjo detyrë që i është besuar është nder për të dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilën e përfaqëson në këtë institucion.
Hoxha u nderua vite më parë nga Princi Charles i Mbretërisë së Bashkuar me “Shpatën e Argjendtë”, duke u vlerësuar si kadeti më i mirë ndërkombëtar i Akademisë.
Ai përshkruan në detaje aktivitetin e tij me kadetë nga ushtritë e shumë vendeve të botës.
Të kënaqur me përfaqësimin nga ana e kapitenit Hoxha, shprehen edhe udhëheqësit e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Oficer i jashtëzakonshëm, është vlerësimi që ambasadori britanik Nicholas Abbott ka për kapitenin Hoxha.
Ndryshe, në kuadër të bashkëpunimit që Forca e Sigurisë së Kosovë ka me vendet partnerë, përfshin edhe dërgimin e kadetëve për edukim e trajnim në akademi ushtarake të huaja.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi janë 19 kadetë të FSK-së të diplomuar në Akademinë Ushtarake Sundhurst dhe një tjetër në pritje të diplomimit. Iliriana Bunjaku, nëntogere dhe Ardit Veliu nëntoger, janë të radhës që do të ndjekin trajnimet në Akademinë Sundhurst.