Kapet sasi e madhe e drogës në Gostivar - Gazeta Express
string(39) "kapet-sasi-e-madhe-e-droges-ne-gostivar"

Kapet sasi e madhe e drogës në Gostivar

Gazeta Express

14/12/2019 12:08

Në një aksion policorë në Gostivar, mbrëmë në mesnatë janë konfiskuar 64 pako drogë, të llojit kokainë, njofton Alsat-M, përcjell Gazeta Express.

Gjatë bastisjes me urdhër të gjykatës, që zgjati rreth dy orë në një banesë në lagjen “Nikolla Parapunov” u kap kjo sasi droge dhe një peshore digjitale, me ç’ rast u prangosën tre persona, dy meshkuj F.H. 31 vjeç, H.N. 48 vjeç dhe një femër E.N. 31 vjeçare, të gjithë nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. Nga SPB-Tetovë thonë se tre të dyshuarit për trafikim droge janë duke u mbajtur në stacionin policorë të Gostivarit dhe pas dokumentimit të rastit nga inspektori dhe prokurori kujdestarë, do të merren masat adekuate.

Lexo Edhe: