Alessandro Biancardi, pjesëtar i stafit të
Madcat Italia, pjesë e kompanisë gjermane të gjuetisë së mustakëve, nuk mund
t’i besonte syve kur kapi këtë mustak gjigand në ujërat e lumit më të gjatë
italian.
Peshku me gjatësia 2 metra e 85 centimetra u
kap nga Biancardi, pas 40 minutash përpjekje.
“Çuna ky është një Rekord Botëror Guinness. Nuk e mendoja kurrë që do kisha qenë në gjendje që të kapja diçka të tillë vetëm”, tha ai.
Pasi iu bënë foto dhe matje, mustaku gjigand u
lëshua sërish në lumë.
“Tani do e lëshoj këtë peshk të bukur”, tha Biancardi në video, duke e lënë mustakun të lirë./tvklan.al