Kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafik ndërkombëtar droge - Gazeta Express
string(95) "kapet-ne-qafe-thane-34-vjecari-i-denuar-me-20-vjet-burg-ne-zvicer-per-trafik-nderkombetar-droge"

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 9:18

Kapet në Qafë Thanë 34 vjeçari i dënuar me 20 vjet burg në Zvicër për trafik ndërkombëtar droge

Lajme

Gazeta Express

06/07/2025 9:18

Policia në Shqipëri ka njoftuar se është arrestuar një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge.

Bëhet fjalë për Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë të Maqedonisë së Veriut.

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

Në njoftim thuhet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, do të vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.

Njoftimi i plotë:

PKK Qafë Thanë

Kapet në hyrje për në Shqipëri një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë ndaluan dhe arrestuan në hyrje të territorit shqiptar shtetasin:

Alija Arslan, 34 vjeç, banues në Kërçovë, Maqedonia e Veriut.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Publik të Kantonit Argau.

34-vjeçari është i dënuar me 20 vjet burg, për vepra penale të lidhura me trafikimin ndërkombëtar të narkotikëve, të parashikuara nga neni 19 i Aktit mbi Narkotikët dhe Substancat Psikotrope të Kodit Penal Zvicerian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern/Zvicër, vijojnë veprimet për ekstradimin e tij drejt Zvicrës.