Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë, i ishte shmangur dënimit me 20 muaj burim për vrasje në tentativë - Gazeta Express
string(119) "kapet-34-vjecari-dhe-ekstradohet-nga-italia-ne-kosove-i-ishte-shmangur-denimit-me-20-muaj-burim-per-vrasje-ne-tentative"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 10:01

Kapet 34-vjeçari dhe ekstradohet nga Italia në Kosovë, i ishte shmangur dënimit me 20 muaj burim për vrasje në tentativë

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 10:01

Një kosovar me inicialet F.Xh. është ekstraduar mbrëmë nga Italia në Kosovë.

Policia njoftoi se 34-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës u ekstradua në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit. Ai ishte dënuar me 20 muaj burgim për vrasje në tentativë.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 20:15, është realizuar me sukses ekstradimi nga Italia në Kosovë i të dënuarit F.Xh., 34 vjeç nga fshati Mushtisht, Komuna e Suharekës, me qëndrim të përkohshëm në Itali. Ekstradimi është kryer në bazë të Urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas nenit 146 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPK). I njëjti me aktgjykim të plotfuqishëm (nga data 16.02.2019) nga Gjykata Themelore në Prizren është dënuar me njëzet (20) muaj burg, por i njëjti iu ka shmangur vuajtjes së dënimit”, thuhet në njoftim.

Policia tha se ai “është dorëzuar nga autoritetet kompetente italiane në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku është pranuar nga zyrtarët policor të Stacionit Policor Suharekë, dhe më pas është dërguar në Qendrën e Paraburgimit”.

“Policia e Kosovës falënderon autoritetet italiane për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhër-arresteve dhe procedurave ligjore në funksion të drejtësisë dhe sigurisë publike.