Kapërcejnë bashkë vështirësitë e jetës dhe të profesionit, njihuni me çiftin që prej 16 vitesh punon në ndërtim - Gazeta Express
string(110) "kapercejne-bashke-veshtiresite-e-jetes-dhe-te-profesionit-njihuni-me-ciftin-qe-prej-16-vitesh-punon-ne-ndertim"

Kapërcejnë bashkë vështirësitë e jetës dhe të profesionit, njihuni me çiftin që prej 16 vitesh punon në ndërtim

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 17:17

Një çift turk i martuar prej 16 vitesh punojnë të dy në ndërtim në lagjen Silifke të Mersinit. Ata kapërcejnë së bashku vështirësitë e jetës edhe të profesionit.

Mjeshtri 37-vjeçar i ndërtimit Abdi dhe kryepunëtorja 34-vjeçare  Nurgül Ceviz nisen në mëngjes herët për punë.

Lexo Edhe:

Çifti, i cili ka 4 fëmijë, i kryen së bashku proceset e vështira të lyerjes, zbardhjes, veshjes dhe montimit të dritareve.

Duke u përpjekur të kapërcejnë vështirësitë e jetës dhe të profesionit duke mbështetur njëri-tjetrin, çifti kryen edhe punët e shtëpisë duke ndihmuar njëri-tjetrin.

“Jemi shumë të lumtur dhe të qetë.”

Abdi Cevizi, duke u shprehur se ai dhe gruaja e tij kanë 16 vite që punojnë në ndërtim, tha: “Ne bëjmë të gjitha punët në ndërtim, si suvatim dhe lyerje me gruan time. Jemi të qetë dhe të lumtur. Kemi 4 fëmijë. Ne ua mbulojmë shpenzimet e shkollimit . Kjo është jeta. Ne po mundohemi të jetojmë së bashku.”

Duke shpjeguar se nuk mund të gjente asnjë personel ndihmës, Cevizi tha se gruaja e tij, e cila ishte mësuar me punën, ishte në gjendje ta mbështeste në çdo detyrë.

Nurgül Ceviz tha gjithashtu se ajo e ndihmon burrin e saj në të gjitha llojet e punimeve të ndërtimit dhe tha: “Unë bëj edhe ushqimin e fëmijëve të mi. Unë e ndihmoj burrin tim në të gjitha llojet e punëve si lyerje, suvatim, montim. Fitojmë dhe jemi shumë të qetë.”

Nurgül Ceviz tha se pas punës së saj në ndërtim, një tjetër turn i ri fillon në shtëpi.

dhe se mori mbështetjen e bashkëshortit të saj për edukimin e fëmijëve dhe punët e shtëpisë./Abcnews.al/