Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet vendase: I përkiste mafias shqiptare - Gazeta Express
string(81) "kapen-tre-tone-kokaine-ne-ekuador-autoritetet-vendase-i-perkiste-mafias-shqiptare"

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 8:08

Kapen tre tonë kokainë në Ekuador, autoritetet vendase: I përkiste mafias shqiptare

Shqiperi

Gazeta Express

04/07/2025 8:08

Një tjetër goditje për mafian shqiptare në Ekuador. Pas kapjes së bosit të drogës shqiptare Dritan Gjika në Emiratet e Bashkuara Arabe, Policia dhe Ushtria sekuestruan tre ton kokainë në një fermë në Chongón, një famulli e Guayaquil, më 3 korrik 2025.

Sipas policisë droga ishte fshehur në një fermë bagëtish, e cila besohet të jetë një nga kompanitë fasadë të përdorura nga mafia shqiptare në vend. 

Droga u gjet në pako drejtkëndëshe dhe në një kamion të ngarkuar me banane gjatë një operacioni të kryer herët në mëngjes të enjten. 

Pas bastisjes së pronës, u arrestuan pesë persona, të cilët besohet se janë pjesë e një organizate kriminale të lidhur me mafian shqiptare. Kamioni, që mbante banane dhe drogë, u dërgua në stacionin e policisë në Guayaquil për t’u ekzaminuar.