Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës - Gazeta Express
string(104) "kapen-serish-perime-me-pesticide-nga-shqiperia-kroacia-bllokon-8-mije-kg-speca-te-kuq-djeges-te-divjakes"

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 15:41

Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës të Divjakës

Shqiperi

Gazeta Express

01/10/2025 15:41

Rreth 8000 kilogramë speca të kuq djegës nga Divjaka e Shqipërisë janë bllokuar sot nga autoritetet kroate, pasi kanë rezultuar të kontaminuar me tre preparate bujqësore të ndaluara për përdorim në Bashkimin Evropian.

Raportohet se sasia e bllokuar do të asgjësohet në Kroaci, sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.

Ky nuk është rasti i parë që produktet bujqësore shqiptare ndalohen në kufijtë e BE-së. Vetëm një muaj më parë, perime të tjera nga Shqipëria, të destinuara për Kroaci dhe Slloveni, u ndaluan për të njëjtën arsye – përmbajtje të lartë të pesticideve të ndaluara.