Kapen në flagrancë tre persona duke shitur narkotikë në Vranjevc, u gjenden edhe armë - Gazeta Express
string(84) "kapen-ne-flagrance-tre-persona-duke-shitur-narkotike-ne-vranjevc-u-gjenden-edhe-arme"

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 10:44

Kapen në flagrancë tre persona duke shitur narkotikë në Vranjevc, u gjenden edhe armë

Lajme

Gazeta Express

16/01/2021 10:44

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit janë zënë duke bërë shit-blerje të narkotikëve, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë të dyshuarve  u është gjetur 1.288 kilogramë heroinë, dy peshore digjitale, një kallash, pesë fishek dhe 295 euro para të gatshme.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

“Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 15.01.2020 – 18:00. Pas një pune hetimore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dy prej tyre janë zënë në flagrancë duke bërë shit-blerje të narkotikëve, njëri nga ta ka tentuar të ikë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka siguruar nga gjyqtari urdhrin verbal për bastisjen e shtëpive të të dyshuarve, ku janë gjetur dhe sekuestruar 1.288 kg (një kilogram e dyqind e tetëdhjetë e tetë gram) substancë narkotike e dyshuar e llojit heroinë, dy peshore digjitale, një AK 47 me një karikator dhe pesë fishekë si dhe 295 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Express/