Kapen 43 emigrantë në rrugën Sveti Nikollë-Kumanovë - Gazeta Express
string(51) "kapen-43-emigrante-ne-rrugen-sveti-nikolle-kumanove"

Kapen 43 emigrantë në rrugën Sveti Nikollë-Kumanovë

Gazeta Express

15/08/2020 15:03

Dje (14.08.2020) rreth orës 12:00 në rrugën rajonale Sveti Nikollë – Kumanovë, nëpunësit policorë kanë dhënë shenjë sinjalizuese për të ndaluar një kamion “Mercedes” me targa të Velet, por automjeti nuk u ndalua.

Pas një kohe të shkurtër kamioni është ndaluar dhe shoferi ka filluar të ikte, por u kap menjëherë nga punonjësit e policisë.

Lexo Edhe:

Bëhet fjalë për M.J (28) nga Shtipi, i cili u privua nga liria dhe u mbajt në stacionin policor. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 43 emigrantë, përfshirë edhe fëmijë nga Siria, Pakistani dhe Afganistani.

Me urdhër të prokurorit publik emigrantët janë akomoduar në Qendrën Tranzitale në Gjevgjeli, ndërsa kundër M.J do të ngirten akuza përkatëse, informojnë nga MPB.