Kapen 120 kilogram drogë në një autobus në rajonin e Prishtinës, arrestohet një i dyshuar - Gazeta Express
string(88) "kapen-120-kilogram-droge-ne-nje-autobus-ne-rajonin-e-prishtines-arrestohet-nje-i-dyshuar"

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:01

Kapen 120 kilogram drogë në një autobus në rajonin e Prishtinës, arrestohet një i dyshuar

Lajme

Gazeta Express

21/11/2025 12:01

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar B.K., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

I dyshuari B. K., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i  është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë  rreth 120 kg. 

Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.  

B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë./Express/