Kaosi në Kuvend, ambasadori gjerman në Tiranë: Parlamenti të plotësojë rolin e tij kushtetues - Gazeta Express
string(91) "kaoso-ne-kuvend-ambasadori-gjerman-ne-tirane-parlamenti-te-plotesoje-rolin-e-tij-kushtetues"

Shqiperi

Gazeta Express

22/11/2023 9:59

Kaosi në Kuvend, ambasadori gjerman në Tiranë: Parlamenti të plotësojë rolin e tij kushtetues

Shqiperi

Gazeta Express

22/11/2023 9:59

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka bërë një reagim mbi kaosin e javëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Ai u shprehet se, “po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë”.

“Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike”, theksoi Bergner në një reagim.

Lexo Edhe:

“Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti. U bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, thotë ai.