string(80) "kaosi-ne-gaza-nderprehet-shperndarja-e-ndihmave-okb-voton-per-armepushim-urgjent"

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 11:49

Kaosi në Gaza: Ndërprehet shpërndarja e ndihmave, OKB voton për armëpushim urgjent

Lajme

Gazeta Express

04/06/2025 11:49

Duke kërkuar nga Izraeli që të rrisë masat për sigurinë e civilëve jashtë perimetrit të pikave të shpërndarjes, Grupi Humanitar për Gazën (GHF), i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar se nuk do të shpërndajë ndihma ditën e mërkurë.

Sipas Reuters, GHF ka bërë të ditur se i ka kërkuar ushtrisë izraelite të “drejtojë lëvizjen e këmbësorëve në mënyrë që të minimizohet konfuzioni dhe rreziku i përshkallëzimit” pranë zonave ushtarake; të zhvillojë udhëzime më të qarta për civilët; dhe të përmirësojë trajnimin për të mbrojtur sigurinë e tyre.

“Prioriteti ynë mbetet siguria dhe dinjiteti i civilëve që marrin ndihmë”, ka deklaruar një zëdhënës i GHF-së. Nga ana tjetër, një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka paralajmëruar civilët që të mos lëvizin në drejtim të pikave të GHF-së ditën e mërkurë, duke i cilësuar ato si “zona luftimesh”.

Kujtojmë se modeli i ri për shpërndarjen e ndihmave për mbi dy milionë banorët e Gazës, nisi gjatë një ofensive të ashpër nga Izraeli që nga fundi i muajit të kaluar. Por, OKB-ja dhe organizata të tjera humanitare kanë thënë se ky model, i cili ka punonjës amerikanë privatë të sigurisë dhe logjistikës, po e “militarizon” ndihmën, pas kaosit të krijuar dhe vrasjeve të shumta në pikat e shpërndarjes.

Poashtu është raportuar se Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të votojë po të mërkurën për një kërkesë zyrtare për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit, si dhe për garantimin e qasjes humanitare në të gjithë Gazën, ku kequshqyerja është e përhapur dhe ndihmat janë shumë të vogla.

aaaaa