Kaosi me parkingjet dhe ndërtimet pa leje, makth i përditshëm - Gazeta Express
string(60) "kaosi-me-parkingjet-dhe-ndertimet-pa-leje-makth-i-perditshem"

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 16:17

Kaosi me parkingjet dhe ndërtimet pa leje, makth i përditshëm

Maqedoni

Gazeta Express

03/02/2026 16:17

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair, ka denoncuar dje, siç thonë, një problem madhor, i cili prej muajsh po ua shndërron jetën qytetarëve të kësaj komune në një ankth të përditshëm.

“Mungesa kronike e parkingjeve dhe stërngarkimi i rrugëve me automjete kanë paralizuar funksionimin normal të Çairit. Qytetarët humbin orë të tëra për të gjetur një vend parkimi, rrugët janë të bllokuara dhe shpesh të pakalueshme, ndërsa shërbimet emergjente përballen me mungesë qasjeje elementare në shumë lagje. Kjo gjendje nuk është e rastësishme. Ajo është pasojë direkte e keqqeverisjes dhe e dështimit total të udhëheqjes komunale për të realizuar projektet e premtuara. Të gjitha projektet për ndërtimin e parkingjeve u përdorën vetëm si mjete propagandistike gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa në terren nuk u realizua asnjë prej tyre”.

Në anën tjetër, thuhet në reagimin e Degës së BDI-së në Çair, ndërtimi i paligjshëm i objekteve banesore po vazhdon pa asnjë kontroll institucional.

“Çdo ditë po ngrihen ndërtesa të reja pa leje, pa plan urbanistik, pa standarde minimale dhe pa paraparë hapësira për parking, ndërsa Komuna mbyll sytë para këtij kriminaliteti urban. Përballë kësaj situate alarmante, BDI – Dega Çair pyet hapur: Deri kur qytetarët e Çairit do të jetojnë në ankth të përditshëm, ndërkohë që udhëheqësit e Komunës pasurohen edhe me miliona të tjerë në llogaritë e tyre personale? Kjo gjendje është e papranueshme dhe e patolerueshme”.

Me këtë rast, BDI – Dega Çair kërkon ndërprerje të menjëhershme të të gjitha ndërtimeve pa leje, transparencë të plotë dhe llogaridhënie për projektet e premtuara për parkingje, si dhe zbatim të ligjit pa selektivitet, pa pazare politike dhe pa mbrojtje të interesave private. “Nëse kjo situatë vazhdon, nëse ndërtimet pa leje nuk ndalen dhe mashtrimet me projektet publike nuk korrigjohen, qytetarët do të jenë të detyruar të përdorin të gjitha mjetet qytetare dhe ligjore për të mbrojtur interesin publik, rendin urban dhe dinjitetin e tyre”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement