Protesta masive po zhvillohen në të gjithë Serbinë, me tubime në 30 vende të ndryshme, duke kundërshtuar regjimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.
Këto protesta janë nxitur pas tragjedisë së rëndë në Novi Sad, që ka shkaktuar zemërim dhe kërkesa për përgjegjësi.
Në Beograd, edhe mbrëmë qytetarët janë mbledhur në pika të ndryshme, përfshirë Autokomandën dhe afër Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë.
Sulme piroteknike nga përkrahësit e Vuçiqit, të cilat janë parë edhe në qytete të tjera ditët e fundit, po ndodhin edhe në Beograd. Një sulm i tillë goditi protestuesit në Rrugën e Princit Milosh.
Përpara përdorimit të mjeteve piroteknike, përkrahësit e partisë në pushtet, SNS, kanë qëlluar mbi protestuesit me shishe dhe fishekzjarre.
Ndërkohë, selia e partisë së presidentit serb në Novi Sad është sulmuar dhe dëmtuar.
Policija nastavlja da baca suzavac na građane dok ignoriše nasilje naprednjačkih batinaša! pic.twitter.com/xJiR1hMzdH
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025
Demoliranje SNS prostorija u Novom Sadu! pic.twitter.com/20z8BJjYJI
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025
Vučićevi batinaši napali građane u Kneza Miloša, policija ih štiti! pic.twitter.com/oqPxKyAOfm
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025
Napeto u Kneza Miloša! pic.twitter.com/gfypc6nNHI
— Zeleno-levi front (@nedavimobgd) August 14, 2025