Kaos në Serie A: Merret vendim përfundimtar për ndeshjet e kësaj jave - Gazeta Express
string(68) "kaos-ne-serie-a-merret-vendim-perfundimtar-per-ndeshjet-e-kesaj-jave"

Gazeta Express

08/03/2020 13:40

Kaos në Serie A: Merret vendim përfundimtar për ndeshjet e kësaj jave

Gazeta Express

08/03/2020 13:40

Ndeshja e parë e së dielës në Serie A, mes Parmas dhe SPAL-it do të nisë në orën 13:45, plot 75 minuta më vonë seç ishte pritur, për shkak se u vendos përfundimisht që të mos pezullohet i tërë sezoni si pasojë e koronavirusit.

Lojtarët e Parmas dhe SPAL-it ishin në tunel rrugës për të dalë në fushën e stadiumit Tardini, për ta zhvilluar ndeshjen pa praninë e tifozëve, kur iu kërkua të ktheheshin në zhveshtore, transmeton Gazeta Express.

Gjyqtari u kërkoi lojtarëve të ktheheshin në zhveshtore sepse kishte marrë një telefonatë se ministri i Sportit dhe Federata e Futbollit e Italisë po mendonin ta pezullonin plotësisht sezonin në Serie A.

Por, pas 35 minuta vonesë, u mor vendimi që ndeshja të zhvillohet e bashkë me të edhe ndeshjet e tjera të kësaj jave në Serie A.

Takimi do të nisë në orën 13:45.

Takimet tjera që do të zhvillohen sot janë: Milan – Gernoa, Sampdoria – Verona, Udinese – Fiorentina, Juventus – Inter. /Gazeta Express/  

Advertisement
Advertisement
Advertisement