Newcastle United ka njoftuar se do të paraqesë ankesë zyrtare pas trajtimit që tifozët e saj morën nga policia franceze pas humbjes 2-1 ndaj Marseille në Champions League.
Klubi anglez akuzon policinë për përdorim të “forcës së panevojshme dhe të tepruar”, përfshirë gaz lotsjellës, shkopinj dhe mburoja, ndërsa tifozët po largoheshin nga “Stade Vélodrome”, shkruan Gazeta Express.
Sipas Newcastle, tifozët u mbajtën brenda stadiumit për rreth një orë për arsye sigurie, por gjatë largimit situata u përshkallëzua, duke shkaktuar panik dhe shtypje në zonat e sipërme të sektorit të mysafirëve. Stafi i klubit u përpoq të ndërhynte, por pa efekt.
Klubi kërkon një hetim nga UEFA, Marseille dhe autoritetet franceze, ndërsa u bën thirrje tifozëve të raportojnë përvojat e tyre për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla. /GazetaExpress/
Tregu shqiptar i real estate ka hyrë në një fazë transformimi të thellë, ku projektet me vlerë të qëndrueshme,...