Kaos në Hamburg: Albon Pervizaj nokautohet në raundin e dhjetë, shpërthen përleshja në ring - Gazeta Express
string(89) "kaos-ne-hamburg-albon-pervizaj-nokautohet-ne-raundin-e-dhjete-shperthen-perleshja-ne-ring"

Boks

Gazeta Express

19/10/2025 14:39

Kaos në Hamburg: Albon Pervizaj nokautohet në raundin e dhjetë, shpërthen përleshja në ring

Boks

Gazeta Express

19/10/2025 14:39

Një mbrëmje zhgënjyese për boksierin shqiptar Albon Pervizaj, i cili u mund me nokaut në raundin e dhjetë nga venezueliani Jose Luis Marin Garcia, në përballjen e zhvilluar në Sallën Sportive “Wandsbek” të Hamburgut.

Pervizaj, që ka lindur dhe jeton në Gjermani por me prejardhje nga Prizreni, shihej si favorit i qartë përballë rivalit 39-vjeçar nga Venezuela. Megjithatë, ndonëse nisi mirë duelet e para, ai nuk arriti ta mbante ritmin dhe u ndëshkua rëndë në fund të takimit.

Në raundin e dhjetë, Garcia goditi me një kombinim të saktë që e dërgoi Pervizajn në tokë, duke vulosur një fitore të papritur për boksierin amerikanolatin.

Menjëherë pas ndërprerjes së luftës, në ring shpërtheu kaosi – anëtarë të ekipeve dhe tifozë të pranishëm u përfshinë në përleshje verbale dhe fizike, duke detyruar sigurimin të ndërhyjë për të qetësuar situatën.

Advertisement
Advertisement
Advertisement