Kante i frikësohet koronavirusit, Chelsea e lejon të mungojë edhe nëse rinis sezoni - Gazeta Express
string(82) "kante-i-frikesohet-koronavirusit-chelsea-e-lejon-te-mungoje-edhe-nese-rinis-sezoni"

Kante i frikësohet koronavirusit, Chelsea e lejon të mungojë edhe nëse rinis sezoni

Gazeta Express

22/05/2020 11:13

Chelsea raportohet se është i gatshëm ta lejojë mesfushorin N’Golo Kante të mungojë në stërvitjet dhe ndeshjet e mbetura të këtij sezoni të Premierligë, edhe nëse rinis kampionati, pasi që francezi ndihet i pasigurt shkaku i koronavirusit.

Mesfushori N’Golo Kante ishte i pranishëm në kampin stërvitor të Chelseat të enjten për t’i bërë testet e nevojshme, mirëpo tani po vazhdon të qëndrojë në shtëpi pasi që është i shqetësuar për shëndetin e tij mes krizës së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Francezi kishte pasur probleme shëndetësore edhe më parë dhe e ka humbur vëllain e tij shkaku i një sulmi në zemër. The Sun raporton se kjo ka bërë që Chelsea ta lejojë atë të qëndrojë larg skuadrës për aq kohë sa të dojë.

Trajneri Frank Lampard raportohet se e përkrah plotësisht fituesin e Kupës së Botës në vendimin e tij.

Një numër i lojtarëve që vijnë nga komunitetet minoritare në Angli janë shprehur të shqetësuar për rinisjen e sezonit. Zyra Kombëtare për Statistika ka deklaruar se gratë dhe burrat me ngjyrë kanë pothuajse dyfish më shumë gjasa të vdesin nga Covid-19 sesa gratë dhe burrat e bardhë.

Kante ka qenë lojtar tejet i rëndësishëm për skuadrën londineze gjatë sezoneve të fundit. Ai i ka bërë 18 paraqitje në këtë sezon të Premierligës dhe i ka shënuar tri gola.

Ndërkohë, 29-vjeçari do të vazhdojë të stërvitet në shtëpi gjatë kohës sa do të qëndrojë larg pjesës tjetër të skuadrës, që i ka rinisur seancat stërvitore në kamp që nga e marta, duke u ndarë lojtarët në grupe të vogla. /Gazeta Express/