Kanosi zyrtarët komunalë të Shtimes me sëpatë e dëmtoi sportelin, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(86) "kanosi-zyrtaret-komunale-te-shtimes-me-sepate-e-demtoi-sportelin-arrestohet-i-dyshuari"

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 9:03

Kanosi zyrtarët komunalë të Shtimes me sëpatë e dëmtoi sportelin, arrestohet i dyshuari

Lajme

Gazeta Express

27/12/2025 9:03

Një burrë, për të cilin policia tha se kishte “probleme mendore”, është arrestuar pasi me sëpatë kishte kanosur zyrtarët komunalë në Komunën e Shtimes dhe kishte dëmtuar sportelin.

I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje, tha policia.

“Objekti i Komunës, Shtime 26.12.2025-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (me probleme mendore), pasi që me sëpatë ka dëmtuar kornizën e dritares së sportelit dhe më pas i ka kanosur zyrtarët komunalë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement