Kanosi policët pasi ia shqiptuan një tiketë, shoqërohet në polici i dyshuari në Malishevë
Lajme
Gazeta Express
13/05/2025 10:13
Një person është shoqëruar në stacion policor në Malishevë pasi dyshohet se i ka kanosur policët pas një mosmarrëveshje lidhur me shqiptimin e një tikete.
“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Malishevë 12.05.2025-13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje lidhur me shqiptimin e një tikete ka kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”