string(74) "kaney-west-e-kercenon-me-kujdestarine-e-femijeve-kim-ne-alarm-frike-se-nuk"

Yjet

Gazeta Express

28/05/2025 19:46

Kaney West e kërcënon me kujdestarinë e fëmijëve, Kim në alarm: Frikë se nuk…

Yjet

Gazeta Express

28/05/2025 19:46

Ylli televiziv, Kim Kardashian, po përballet me ish-bashkëshortin e saj, Kaney West, në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve

Ylli televiziv, Kim Kardashian, po përballet me ish-bashkëshortin e saj, Kaney West, në lidhje me kujdestarinë e fëmijëve. Reperi i famshëm, i cili ishte i martuar me Kim nga viti 2014 deri në 2022, ka rindezur përplasjet publike me deklarata të forta.

Gjatë një transmetimi live në “Twich”, West akuzon ish-partneren dhe shpreh dëshirën për të rifituar kujdestarinë e fëmijëve të tyre.

“Do shkoj ti marr këta fëmijë, vëlla. Po flas me avokatët”, ka thënë ai në një klip që tashmë po bën xhiron në rrjetet sociale. Reperi shfaqet mjaft i tensionuar, duke përplasur duart në tavolinë dhe më pas shton:

“Jam mësuar të mos i shoh fëmijët e mi”.

Ndërkohë burime pranë Kim Kardashian kanë deklaruar për “RadarOnline.com” se ajo është shumë e shqetësuar për situatën, duke u frikësuar se nëse fëmijët shkojnë për vizitë te babai i tyre, ai mund të mos ia kthejë më.

“Ajo nuk i beson më”, tha burimi, duke shtuar se sjelljet e paparashikueshme të reperit kanë përkeqësuar ndjeshëm raportin mes tyre.

Situata është tensionuar edhe më tej kur, sipas mediave, Kim thuhet se ndërpreu papritur një vizitë të vajzës së tyre North West me të atin, pasi mësoi se në vendndodhje ndodheshin Andrew dhe Tristan Tate – figura të përfshira në hetime për abuzim.