Pas dy humbjeve radhazi, Bayern Munichi është rikthyer te fitorja në Bundesligë.
Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel triumfoi sonte ndaj Leipzigut, në derbin e javës së 23-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 2:1.
Harry Kane (56′, 90+1′) ishte ai që udhëhoqi “Bavarezët” drejt fitores, duke shënuar të dy golat.
Për skuadrën mysafire golin e vetëm e realizoi Benjamin Sesko (70′).
Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 53 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me tetë pikë më pak se lideri, Bayer Leverkuseni.
Leipzigu është i pesti me 40 pikë. /Gazeta Express/