Kane rikthehet në stërvitje para përballjes Real - Bayern - Gazeta Express
string(55) "kane-rikthehet-ne-stervitje-para-perballjes-real-bayern"

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 13:44

Kane rikthehet në stërvitje para përballjes Real – Bayern

Sport

Gazeta Express

06/04/2026 13:44

Harry Kane është rikthyer në stërvitje me ekipin e parë të Bayern Munichut në prag të ndeshjes së madhe ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi anglez mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar sot përpara ndeshjes së parë çerekfinale që do të luhet në “Santiago Bernabéu”.

Kane e kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës gjatë pushimit me kombëtaren e Anglisë, çka e detyroi të mungojë në fitoren 3-2 të Bayernit ndaj Freiburgut në fundjavë.

Megjithatë, rikthimi i tij në stërvitje e ka rritur optimizmin në kampin bavarez.

Sipas raportimeve nga “Sky Germany”, ekziston një optimizëm i kujdesshëm që 32-vjeçari mund të jetë gati madje edhe për të startuar ndaj Real Madridit, përcjell “Gazeta Express”.

Edhe trajneri Vincent Kompany dhe drejtori sportiv Max Eberl janë shprehur pozitivë për gjendjen e sulmuesit, duke besuar se ai mund të jetë në dispozicion për këtë përballje të rëndësishme.

Në seancën stërvitore morën pjesë pothuajse të gjithë lojtarët e ekipit të parë, me përjashtim të portierit të tretë Sven Ulreich.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Bayern Munichut do të zhvillohet të martën nga ora 21:00, në një duel që pritet të jetë një nga më spektakolarët e këtij sezoni në Champions League. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement