Kanë nisur xhirimet për filmin “Për sa t’ketë det”, filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë me skenar dhe regji të Sovran Nrecajt, me producente Aurela Kadriun. Filmi prodhohet nga Can and Cam në partneritet me Degjenerata, me mbështetje të Qendrës Kinematografike të Kosovës.
“Për sa t’ketë det” i shikon në afërsi dhimbjet e pafolura dhe jetët që pritja i mban pezull. I vendosur në një shoqëri që përpiqet të rindërtojë veten pas konfliktit, filmi nuk kërkon heronj apo fitimtarë, por futet në brishtësinë e jetës së një familjeje të formësuar nga humbja.
Në qendër të filmit është Sadetja (Ilire Vinca), e cila jeton një jetë modeste me bashkëshortin e saj Burimin (Alban Ukaj), një fotograf, dhe djalin e tyre Lumin (Yzeir Meha). Kur Burimi i bashkohet rezistencës së armatosur dhe nuk kthehet më, Sadetja mbetet vetëm me djalin, duke u përballur me një humbje pa përfundim të qartë. E ngujuar mes së tashmes së padurueshme dhe së kaluarës që e ndjek, ajo përpiqet të ndërtojë mënyrat e saj të mbijetesës në një shoqëri patriarkale.
Filmi aktualisht është në fazë të xhirimeve në Kosovë.
Ekipi:
Skenarist dhe regjisor: Sovran Nrecaj
Producente: Aurela Kadriu
Në role kryesore: Ilire Vinca, Alban Ukaj, Yzeir Meha
Në role të tjera: Refet Abazi, Melihate Qena, Molikë Maxhuni, Valdrin Osmani, Ernest Malazogu, Shpëtim Selmani, Kushtrim Qerimi, Blend Sadiku, Ermal Sadiku, Ideal Nrecaj
Drejtor i fotografisë: Murat Emkuzhev
Kostume dhe skenografi: Leonora Mehmeti Hoxha
Kompozitorë: Anda Kryeziu dhe Justin Robinson Stewart
Dizajner i zërit: Pëllumb Ballata Grim dhe flokë: Linda Nimani