“Kanë me u gjyku edhe masi të vdesin”, Ardian Gjini: Kurti nuk deshi koalicion të gjërë – Ai kurrë më nuk do të qeverisë vetëm - Gazeta Express
string(120) "kane-me-u-gjyku-edhe-masi-te-vdesin-ardian-gjini-kurti-nuk-deshi-koalicion-te-gjere-ai-kurre-me-nuk-do-te-qeverise-vetem"

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 20:59

“Kanë me u gjyku edhe masi të vdesin”, Ardian Gjini: Kurti nuk deshi koalicion të gjërë – Ai kurrë më nuk do të qeverisë vetëm

Lajme

Gazeta Express

03/09/2025 20:59

Sonte në Pressing i ftuar është kryetari aktual i Gjakovës, kandidat i AAK-së edhe për një mandat tjetër, Ardian Gjini.

Ai tha se kushdo që qeverisë do të gjykohet, madje gjyqi do t’ju bëhet edhe pas vdekjes, prandaj sipas tij, duhet që secili që është në krye të qeverisë, do ta dorëzojë një ditë detyrën e tij.

“Politikanë janë pjekë me qeverisë kur nisin me ditë që kanë me qeverisë për një periudhë të caktuar, por një ditë kanë me dorzu detyrën. Nëse nisin me mëndu kështu: kanë me qenë më të mirë me njerëz,, dhe kane me nis me qenë sa më të drejtë e më fer me njerëzit, sepse e dinë që kanë me u gjyku edhe masi të vdesin, kur dikush bëhet kryemiinstër, gjyq ka me iu bë edhe pas vdekjes. Është fëmijërore, kushdo që mbërrin në pushrtet, mos me mëndu që një ditë ska me qenë”, tha Gjini.

Tutje, Gjini foli edhe për zhvillimet e fundit në Kuvend, ku tha se Albin Kurti nuk ka dashur të ketë koalicion të gjerë. Sipas tij, Kurti kurrë më nuk do të qeverisë vetëm.

“Nëse nuk ka koalicion të gjerë, sipas të gjithave gjasave ka zgjedhje, për me zgjedh presidentin. Kurti nuk ka desht koalicion të gjerë, nuk ka dasht marrëveshje kurrfarë”, përfundoi Gjini.