Harry Kane e realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern Munichun në ndeshje me Bayer Leverkusenin.
Gjiganti bavarez po avancon me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.
🚨🇪🇺 GOAL | Bayern Munich 3-0 Bayer Leverkusen | Harry Kane
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 5, 2025
HARRY KANE MAKES IT THREE !!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/NTAHcCh4Vh
Sulmuesi anglez realizoi nga penalltia në minutën e 75-të, ndërsa paraprakisht kishte realizuar në minutën e 10-të me kokë.
Një gol tjetër për bavarezët e shënoi Musiala në minutën e 54-t, shkruan “Gazeta Express”.
Nga ana tjetër, “Farmaceutikët” po luajnë me një lojtar më pak nga minuta e 62-të me anë të Mukiele.
Kështu, punët për Granit Xhakën me shokë u përkeqësuan me të madhe pasi duket thuajse e pamundur të bëjnë diçka në “Allianz Arena”.
Kështu, Bayerni e bëri një hap gjigant drejt kalimit në çerekfinale të Championsit. /Gazeta Express