“Për finalistë unë kam menduar Rogerti, Miri…”
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi Hyseni, ka qenë i ftuar në emisionin “Big Brother Radio” me Elona Duron. Ai ka komentuar banorët që kanë mbetur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
I pyteur për katër banorët që mund të shkojnë në finalen e madhe që do të mbahet më 18 prill, Keijsi tha vetëm tre emra dhe për të katërtin u shpreh se nuk e di.
Gjithashtu ai zbuloi ekskluzivisht se është ndarë nga ish-banorja e këtij edicioni të pestë të BBV, Ina Aderi.
Pjesë nga intervista:
Herë pas here ke qenë i ftuar në studio të ndryshme televizive, por ndryshe është ndoshta kur jep një mendim në janar dhe në shkurt dhe tani që jemi duke iu afruar finales, jemi në ditët e fundit.
Për finalistë unë kam menduar Rogerti, Miri, Selin dhe finalisti i fundit është… nuk e di. Këta të tre më duken se kanë dhënë shumë në shtëpinë e Big Brother.