string(72) "kandiq-te-pakten-nje-shkolle-ne-serbi-duhet-te-mbaje-emrin-ismail-kadare"

Lajme

Gazeta Express

16/11/2023 14:30

Kandiq: Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”

Lajme

Gazeta Express

16/11/2023 14:30

Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Kandiq ka thënë se Kadarenë e lexojnë edhe shqiptarët por edhe serbët.

“Të paktën një shkollë në Serbi duhet të mbajë emrin “Ismail Kadare”. Atë e lexojnë edhe shqiptarët edhe serbët”, ka shkruar Kandiq.

Ky reagim i saj vjen pasi dje në Kuvendin Komunal të Bujanocit është votuar që shkolla e një prej fshatrave të Luginës së Preshevës ta mbajë emrin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Lajmi dje është konfirmuar nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu.

Lutfiu ka thënë se tashmë është në dorën e Ministrisë së Arsimit në Serbi që emri i shkollës së fshatit Bilaç nga “Desanka Maksimoviq” të ndryshohet në “Ismail Kadare”./Express/