Një raund i ri bisedimesh midis Rusisë dhe Ukrainës për çështjen luftës pritet të organizohet në mes të qershorit në Vatikan, raporton gazeta amerikane Wall Street Journal.
Sipas gazetës, në këtë takim mund të marrë pjesë edhe një delegacion amerikan, nën udhëheqjen e Sekretarit Marko Rubio, dhe të Dërguarit të Posaçëm të Presidentit Trump për Ukrainën, Keith Kellogg.
Kujtojmë se javën e kaluar, vetë Papa Leoni kishte shprehur gatishmërinë për të pritur një takim të ri, pas atij të zhvilluar në Stamboll, t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Shtypi italian raporton gjithashtu se shumë liderë europianë kanë shprehur shpresën se nga ky takim mund të arrihet një armëpushim pa kushte.