Kandidati presidencial kolumbian Miguel Uribe po lufton për jetën në spital pasi u qëllua në Bogotá, raporton The Guardian.
Senatori 39-vjeçar, i cili kandidon për president në vitin 2026, është anëtar i partisë opozitare konservatore të Qendrës Demokratike të themeluar nga ish-presidenti Alvaro Uribe.
Sipas deklaratës së partisë që dënon sulmin, senatori po organizonte një aktivitet fushate në një park publik në lagjen Fontibon në kryeqytet të shtunën kur “persona të armatosur e qëlluan në shpinë”.
Partia e përshkroi sulmin si serioz, por nuk zbuloi detaje të mëtejshme mbi gjendjen e Uribes. Videot në mediat sociale treguan një burrë, të identifikuar si Uribe, ku dukej sikur po i rridhte gjak nga koka.
Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, shkroi në llogarinë X të burrit të saj se ai po “luftonte për jetën e tij”.
Ministri i mbrojtjes, Pedro Sánchez, tha se një i dyshuar ishte arrestuar dhe autoritetet po hetonin nëse të tjerë ishin të përfshirë. Sánchez tha se kishte vizituar spitalin ku po trajtohej Uribe.
Presidenca e Kolumbisë lëshoi një deklaratë duke thënë se qeveria bën thirrje për një hetim të plotë. /GazetaExpress/
aaaaa