Një kandidat presidencial kolumbian mbetet në kujdes intensiv pasi u qëllua tre herë – dy herë në kokë – në një aktivitet fushate në kryeqytetin Bogotá.
Miguel Uribe Turbay, një senator 39-vjeçar, u sulmua ndërsa po u drejtohej mbështetësve në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e tij, duke thënë: “Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po e trajtojnë atë.”
Partia Centro Democratico e Uribes e dënoi sulmin, duke e quajtur atë një kërcënim për “demokracinë dhe lirinë në Kolumbi”, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.